No Image Available

Pa kryetar dhe pa parti/ Studentët kanë zyrtarizuar krijimin e Lëvizjes Studentore Kombëtare

Studentët kanë zyrtarizuar krijimin e Lëvizjes Studentore Kombëtare, një organizim të ri që synon të marrë rol aktiv në protestat qytetare dhe të artikulojë kërkesa për ndryshime politike, institucionale dhe arsimore në Shqipëri. Përmes një deklarate publike, përfaqësuesit e lëvizjes theksuan se organizimi i tyre nuk synon të zëvendësojë revoltën qytetare, por ta çojë atë më tej përmes propozimeve konkrete dhe një strukture të pavarur studentore. “Lëvizja studentore kombëtare është vijimësi e natyrshme e revoltës qytetare, jo zëvendësim i saj. Si dy krahë të të njëjtit trup, synojmë të përforcojmë njëri-tjetrin në mbrojtje të interesave të kombit shqiptar”, thuhet në deklaratë. Studentët rikujtuan se protestat qytetare nisën më 31 maj 2026, ndërsa prej 13 tetorit, me përfshirjen e gjimnazistëve dhe studentëve, ato kanë hyrë në...