“Kriminelë, hajdutë!” Qytetarët dhe studentët përballen me Ramën pas përfundimit të Asamblesë së PS

“Kriminelë, hajdutë!” Qytetarët dhe studentët përballen me Ramën pas përfundimit të Asamblesë së PS

Në përfundim të Asamblesë së Partisë Socialiste në Tiranë, kryeministri Edi Rama është pritur nga një grup qytetarësh e studentesh që po protestonin jashtë ambienteve të Akademisë së Arteve. Protestuesit i janë drejtuar kreut të qeverisë me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, ndërsa ky i fundit, sipas pamjeve, duket se i ka ftuar sërish për dialog. Gjatë protestës janë dëgjuar edhe thirrje kundër qeverisë, mes të cilave “Qeveri e krimit, hajdutë, kriminelë”. Përplasja me thirrje mes protestuesve dhe kryeministrit ndodhi teksa Rama po largohej nga ambientet ku ishte zhvilluar mbledhja e Asamblesë së PS-së në kryeqytet. Thirrjet kanë nxjerrë edhe njëherë bllof Ramën, i cili përmes një video të publikuar në rrjete sociale, mëngjesin e sotëm pretendonte se kishte zhvilluar një takim studentë protestues të cilët...