Historike!!!! Lara Colturi triumfon në garën e sllallomit në pistën e Gurgl, suksesi i parë shqiptar në Kupën e Botës

Historike!!!! Lara Colturi triumfon në garën e sllallomit në pistën e Gurgl, suksesi i parë shqiptar në Kupën e Botës

21 Nëntor 2026 14:25 Telesport Skiatorja shqiptare Lara Colturi fitoi garën e sllallomit zhvilluar sot në pistën e Gurgl, në Austri. Ky është suksesi i parë në karrierë në një garë të Kupës së Botës për Colturi dhe sportin shqiptar. Një paraqitje e shkëlqyer e skiatores 20-vjecare shqiptare, që arrin një rezultat historik. Pas dy vendeve të dyta në dy garat e para sezonale, Colturi ia del mbanë të triumfojë në garën e tretë, duke bërë mrekullinë. Lot gëzimi për skiatoren kuqezi, që kryeson edhe renditjen e përgjitshme të Kupës së Botës për femra në ski. Pas zbritjes së parë, Colturi dha kohën 51”94 dhe u rendit përkohësisht e dyta, ndërsa në zbritjen e dytë dha kohën 53”53. Kështu, pas dy zbritjesh, me kohën e...