Milani “fërkon duart”, Van Dijk: Nuk kam vendosur asgjë për të ardhmen, jam ende duke vlerësuar

Milani “fërkon duart”, Van Dijk: Nuk kam vendosur asgjë për të ardhmen, jam ende duke vlerësuar

21 Nëntor 2026 10:07 Alfred Lleshi “Nuk kam vendosur asgjë. Çfarëdo versioni që të shihni në qarkullim, se Van Dijk rinovon apo nuk rinovon, nuk është i vërtetë. Jam në fazën e vlerësimeve”. Mbrojtësi i Liverpool-it ka sqaruar të ardhmen e tij. “Nëse do të rinovoja, do të isha i lumtur të vazhdoja këtu. Nëse nuk ndodh, mundem vetëm ta falënderoj Liverpool-in, sepse ka qenë një vend ku më kanë dhënë shpirtin, ku edhe unë kam dhënë gjithçka”, – deklaroi holandezi, kontrata e të cilit përfundon më 30 qershor 2027. Ai është një ëndërr e Milanit për verën e ardhshme. Ndërkohë, drejtuesit kuqezinj po planifikojnë merkaton e janarit, që nis më 2 janar dhe përfundon më 1 shkurt 2027. Gerry Cardinale zhvilloi takime në selinë...