Rrëfehet Zabaleta, nga darkat me Messin te goli i Agueros që ndryshoi historinë e Manchester City

Rrëfehet Zabaleta, nga darkat me Messin te goli i Agueros që ndryshoi historinë e Manchester City

Pablo Zabaleta ka rrëfyer episode të veçanta nga karriera e tij, në një intervistë për emisionin “La Pizarra de Quintana” në “Radio MARCA”. Nga miqësia me Lionel Messin në Barcelonë te titulli historik me Manchester City dhe finalja e humbur e Botërorit 2014, ish-mbrojtësi argjentinas solli kujtime që kanë lënë gjurmë në karrierën e tij. Darkat me Messin dhe porosia e babait të LeosZabaleta ishte 20 vjeç kur mbërriti në Barcelonë, në verën e vitit 2005. Ai sapo ishte transferuar tek Espanyol, ndërsa Messi po përpiqej të fitonte vendin në ekipin e parë të Barcelonës. Të dy vinin nga triumfi në Kupën e Botës për moshat U-20 dhe shpesh kalonin kohë së bashku. “Zakonisht darkonim te ‘Las Cuartetas’, një restorant argjentinas në Barcelonë. Ndonjëherë vazhdonim...