Valencia dhe Olympiacos marrin frenat e Euroleague, zhgënjejnë Barcelona e Fenerbahce
Valencia dhe Olympiacos kanë marrë kreun e renditjes së Euroleague në basketboll për meshkuj pas takimeve të raundit të 13-të të sezonit të rregullt. Kampionët në fuqi të Olympiacos mposhtën 92-76 Real Madrid. Vijon të surprizojë Valencia këtë sezon, që mundi 92-87 Virtus Bologna, duke korrur fitoren e 10-të sezonale, po aq sa edhe grekët. Me nga 9 fitore ndodhen pas tyre skuadrat e Panathinaikos dhe Dubai Basketball. Panathinaikos fitoi 87-72 në fushën e Zalgiris Kaunas, ndërsa Dubai triumfoi 80-74 në Izrael, ndaj Maccabi. Në këtë raund zhgënjeu Barcelona, që u mund 103-100 në shtëpi nga Crvena Zvezda. Euroleague-Raundi i 13-të Maccabi Tel Aviv – Dubai Basketball, 74-80 Zalgiris Kaunas – Panathinaikos, 72-87 Bayern Munich – Baskonia Gasteiz, 100-81 Armani Milano – Fenerbahce, 78-70 Paris...
Burimi:
telesport.al