Lakers marrin sërish frenat në Perëndim, Shai i jep fitoren Oklahoma, triumfojnë Phoenix e Denver

Lakers marrin sërish frenat në Perëndim, Shai i jep fitoren Oklahoma, triumfojnë Phoenix e Denver

Lakers janë kthyer sërish në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores së vështirë 106-104 ndaj Sacramento. Ai që vendosi fitoren e ekipit kalifornian ishte Luka Doncic, autor i 25 pikëve. Fitore të rëndësishme korri sot ekipi i Denver, që mundi 133-124 Houston, ndeshje ku 7 basketbollistë të ekipit vendës realizuan mbi 10 pikë (Jokic 26 pikë e 11 rebound). Zhgënjen Detroit, që në fushën e tij u mund 105-102 nga Toronto (Barnes 29 pikë). Skuadra e Phoenix, falë 23 pikëve të Devin Booker, arriti të mposhtë Utah Jazz me shifrat 111-101, ndërsa Oklahoma mundi 126-120 New Orleans (Alexander Shai, 40 pikë). Fiton edhe Orlando, 113-111 ndaj Brooklyn, ndeshje ku u dallua Franz Wagner me 35 pikë. NBA-Rezultatet e sotme Atlanta – Charlotte,...