Teuta-Laçi në Rrogozhinë, Partizani kërkon fitoren e tretë radhazi
Dy ndeshje sot për llogari të xhiros së 12-të Abissnet Superiore. Në Rrogozhinë me fillim orën 16:00 Teuta e sheh vetën pritëse përballë Laçit ndërsa në “Air Albania” Partizani po ashtu pret Vllazninë me supersfidën që nis në 18:30. Te sfida e parë, Teuta vjen pas 1 barazimi dhe 3 humbjeve radhazi duke lëshuar goxha terren te zona e kreut të cilën e pati kryesuar për shumë javë. Nga ana e tyre kurbinasit po ashtu kanë bilanc negativ pasi në 4 sfidat e fundit kanë fituar një, barazuar po një ndeshje dhe më pas dy humbje radhazi. Ndërkaq te dueli Partizani- Vllaznia edhe pse dy skuadrat me emër të madh duket se luajnë për t’i ikur fundit, sërish në fushë pritet antagonizëm i madh sportiv....
Burimi:
sportiim.al