“Unë jam Zoti”, kush është bosi shqiptar i drogës që tentoi vetëvrasjen për herë të tretë në burgun famëkeq 41-bis në Itali

“Unë jam Zoti”, kush është bosi shqiptar i drogës që tentoi vetëvrasjen për herë të tretë në burgun famëkeq 41-bis në Itali

Elvis Demçe, i burgosur nën regjimin 41-bis në burgun e Operas në Itali, ka tentuar të vetëvritet duke u varur me një çarçaf në qelinë e tij. Ai është shpëtuar në kohë nga Policia e Burgut dhe është transferuar në spital. Kjo ishte tentativa e tretë për vetëvrasje. Dy tentativa të tjera të mëparshme kishin bërë që avokati i bosit, Massimiliano Capuzi, të kërkonte masa të tilla si transferimi i tij në një strukturë të mbrojtur, ku të niste një program terapeutik. Trafikanti i njohur shqiptar i drogës, duket se ka humbur atë vetëbesim të tepruar që e kishte ngjitur në krye të organizatave të përfshira në tregtinë e drogës, duke përjetuar në vend të tij gjendjen e rëndë psikologjike të një burgimi pa rrugëdalje....