Transportonin 9 emigrantë të paligjshëm drejt Hanit të Hotit dhe Morinës, arrestohen 3 të rinj nga Korça
Tre të rinj nga Korça janë arrestuar pasi dyshohet se transportonin 9 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës. Të arrestuarit janë A. D., 25 vjeç, M. T., 21 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të cilët u kapën duke transportuar emigrantët me dy automjete. Sipas policisë, shtetasit e huaj dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar përmes kufirit të gjelbër në Korçë dhe kishin si destinacion pikat kufitare të Hanit të Hotit dhe Morinës. Gjatë operacionit u sekuestruan dy automjetet dhe pesë telefona celularë, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet. Tre të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim. Njoftimi i Policisë: DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit...
Burimi:
syri.net