Doktrina bërthamore e Iranit: Araqchi sheh argumente të arsyeshme për ndryshim

Doktrina bërthamore e Iranit: Araqchi sheh argumente të arsyeshme për ndryshim

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, deklaron se ekzistojnë argumente “të arsyeshme” për një ndryshim rrënjësor të doktrinës bërthamore të Iranit. Sipas tij, anëtarësimi në Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) nuk e pengoi sulmin ndaj objekteve bërthamore të vendit. Një qëndrim të ngjashëm për marrëveshjen me Teheranin e ka shprehur më parë edhe Donald Trump. Megjithatë, kreu i diplomacisë iraniane këmbëngul se qëndrimi zyrtar i Teheranit nuk ka ndryshuar. Deri tani doktrina mbetet e njëjta, shkruan Euronews Albania. Deklaratat i dha në një intervistë të publikuar më 21 nëntor në të përditshmen qeveritare “Iran”. Araqchi e përshkroi debatin e zgjeruar mes elitës politike iraniane për këtë çështje si “serioz dhe strategjik”. Theksoi se të dyja palët kanë argumente të forta. Ai shtoi se...