Gjendet i pajetë në banesën e tij në Toskanë ish-kreu i Policisë Italiane
Ish-kreu i Policisë së Shtetit italian, Gianni De Gennaro, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Ai u gjet i pajetë mëngjesin e së shtunës në banesën e tij të fshatit në Toskanë. Sipas mediave italiane, dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri, i tronditur nga hetimi i Prokurorisë së Caltanissetta-s, ku ishte nën hetim për pengim të drejtësisë. De Gennaro kishte shkuar i vetëm në banesën e tij dhe nuk u ishte përgjigjur telefonatave të familjarëve. Të shqetësuar nga mungesa e kontaktit, ata njoftuan policinë, e cila e gjeti të vdekur. Sipas raportimeve, që prej kontrolleve të kryera në banesën e tij në kuadër të hetimit, ai kishte ndërprerë marrëdhëniet me të tjerët. Vdekja e tij vjen në një moment kur çështja...
Burimi:
javanews.al