Berisha sulmon Ramën për takimin me studentët: Imitimi më i turpshëm i Ramiz Alisë
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me një grup studentësh, duke e konsideruar si imitimi më i turpshëm i atij të Ramiz Alisë me studentët e dhjetorit 1990. Berisha tha se Rama priti “studentë klandestinë” ndërsa u mbetet të rinjve për ta gjykuar si tryezë. “Duhet të pranojmë, diktatori Ramiz Alia me datën 11 dhjetor priti në pallatin presidencial përfaqësinë e studentëve. Por e vërteta është që ai i priti atë përfaqësi që u zgjodh nga studentët. Priti ata studentë dhe pedagogë që zgjodhën vetë studentët haptas, publikisht para shqiptarëve. Nuk priti studentë klandestinë siç bën ky shpirt-katran. Takimin me studentët, dhe ai ishte një moment historik s’mund ta mohoj, e bëri me mediat dhe shqiptarët mësuan çdo...
Burimi:
javanews.al