Kapet grupi që transportonte emigrantët nga Korça drejt kufirit, 3 të arrestuar në Elbasan, sekuestrohen dy automjete
Tre persona janë arrestuar në Elbasan, pasi u kapën duke transportuar me dy automjete 9 emigrantë nga vendet e treta,. Policia bën me dije se operacioni i koduar “Tranzit 4” u finalizua në orët e para të mëngjesit, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet dhe pesë aparate celulare. “DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit 4”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Transportonin me dy automjete 9 emigrantë nga vendet e treta, vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen dy automjetet e përdorura për transportimin e emigrantëve dhe 5 aparate celulare. Shërbimet e Sektorit kundër Krimit të Organizuar në DVP Elbasan, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve...
Burimi:
javanews.al