500 mijë euro, ky ishte shpërblimi për vendin e parë të Shqipërisë

500 mijë euro, ky ishte shpërblimi për vendin e parë të Shqipërisë

Arritja e vendit të parë në grupin C1 të UEFA Nations League dhe sigurimi i ngjitjes në Ligën B për edicionin e ardhshëm do të shpërblehet edhe financiarisht për Kombëtaren shqiptare. Në vlerësim të suksesit të arritur nga kuqezinjtë në këtë edicion të kompeticionit europian, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar një bonus prej 500 mijë eurosh për ekipin kombëtar. Shqipëria e mbylli aventurën në grupin C1 në vendin e parë me 15 pikë, pas një fushate pozitive në të cilën regjistroi pesë fitore në gjashtë ndeshje. Fitorja 2-0 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e fundit vulosi kryesimin e grupit dhe ngjitjen në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Nations League. Ky shpërblim vjen si vlerësim për rezultatet e arritura, angazhimin dhe...