Përplasja Barcelona-Brazil për Raphinha, lojtari pritet të reagojë publikisht për të sqaruar situatën
21 Nëntor 2026 13:33 Alfred Lleshi Raphinha është bërë pjesë e një polemike mes Barcelonës dhe Brazilit për menaxhimin e grumbullimeve me kombëtaren. Në Spanjë, braziliani kritikohet për pjesëmarrjen në ndeshjet miqësore të “Seleçaos”, pavarësisht rrezikut të dëmtimeve. Ndërsa në Brazil, disa e akuzojnë se vendos interesat e klubit mbi ato të përfaqësueses. Sipas “Sport”, futbollisti i konsideron këto kritika të padrejta dhe joproporcionale, pasi, sipas tij, polemika është ndërtuar mbi interpretime dhe jo fakte konkrete. Ai është veçanërisht i pakënaqur me mënyrën se si është pasqyruar çështja dhe po shqyrton mundësinë të reagojë publikisht në ditët e ardhshme për të shpjeguar qëndrimin e tij. Shqetësimi lidhet me problemet fizike që Raphinha ka pasur së fundmi, të shfaqura gjatë angazhimeve me Brazilin, çka ka shtuar...
Burimi:
telesport.al