Sulm iranian në Bahrein, zjarr në një godinë industriale, autoritetet raportojnë dëme materiale
Një sulm iranian ka goditur një godinë industriale civile në Bahrein, duke shkaktuar zjarr në objekt. Ministria e Brendshme e vendit konfirmoi incidentin, ndërsa bëri të ditur se deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Sipas njoftimit zyrtar, ekipet e Mbrojtjes Civile janë angazhuar për të vënë zjarrin nën kontroll. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur vendndodhjen e saktë të strukturës së goditur. Përpara incidentit, Ministria e Brendshme e Bahreinit kishte lëshuar një paralajmërim për një kërcënim të mundshëm, duke u kërkuar qytetarëve dhe banorëve të qëndronin të qetë, të drejtoheshin drejt vendit më të afërt të sigurt dhe të ndiqnin informacionet e publikuara në kanalet zyrtare. Ndërkohë, dy banorë i thanë një korrespondenti të agjencisë AFP se kishin...
Burimi:
syri.net