Arrestimi i ‘El Chapo Isidro’, përplasje të përgjakshme në Meksikë, 11 të vrarë dhe makina të djegura

Arrestimi i ‘El Chapo Isidro’, përplasje të përgjakshme në Meksikë, 11 të vrarë dhe makina të djegura

Arrestimi i një prej drejtuesve më të kërkuar të karteleve të drogës në Meksikë ka shkaktuar një valë të përgjakshme dhune në shtetin Sinaloa, ku të paktën 11 persona kanë humbur jetën pas përplasjeve mes forcave të sigurisë dhe personave të armatosur të një karteli kriminal. Bëhet fjalë për Fausto Isidro Meza Flores, i njohur me pseudonimin ‘El Chapo Isidro’, i cili u arrestua gjatë një operacioni të forcave speciale meksikane në qytetin Guasave. Lajmi u konfirmua të shtunën nga autoritetet meksikane, ndërsa Associated Press (AP) raporton se operacioni u shoqërua me shkëmbime të ashpra zjarri, djegie automjetesh dhe sulme ndaj forcave të sigurisë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Meksikës, bilanci i përleshjeve është shtatë persona të dyshuar si pjesëtarë të kartelit dhe katër ushtarë...