Real Madrid vuan shumë ndaj Celta Vigo, Carlos Espi heroi i ndeshjes në “Bernabeu” (video)
Real Madrid ka marrë fitoren e gjashtë rresht në La Liga, pasi mundi në “Santiago bernabeu” në shfirat 2-1 Celta Vigo-n, në sfidën e vlefshme për javën e 13-të. Miqtë e nisën në mënyrë të shkëlqyer duke gjetur avantazhin që në minutën e 6-të, ku pas një kundërsulmi perfekt Pablo Duran dërgoi topin në rrjetë, pas asistit të Williot Swedberg. Në minutën e 37-të, Javier Rodriguez tërheq nga fanella Kylian Mbappe. Arbitri jep penallti për Real Madridin. Godet Mbappe, topi përfundon sipër traversës. Një nga penalltitë më të dobëta në gjithë e karrierën e tij nga Mbappe. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Celta Vigo. Goli i barazimit do të vinte në minutën e 66-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë dhe kombinimit fantastik mes...
Burimi:
telesport.al