Hakerat depërtojnë në bazën kryesore të të dhënave të FBI-së! Reagon Trump: Kjo nuk më pëlqen
Hakerat kanë depërtuar në Qendrën Kombëtare të Informacionit për Krimin (NCIC) të FBI-së, bëjnë të ditur tre burime të njohura me çështjen për Fox News. Ky është sulmi i dytë kibernetik ndaj Byrosë Federale të Hetimit brenda pak muajsh. Sipas burimeve, FBI po heton sulmin për të përcaktuar mënyrën se si është siguruar hyrja e paautorizuar në sistem. Megjithatë, ende nuk dihet se çfarë informacioni është komprometuar. Baza e të dhënave NCIC është një instrument kyç për shkëmbimin e informacionit mes autoriteteve federale, shtetërore dhe lokale. Ajo përdoret për gjurmimin e personave në kërkim, monitorimin e personave të regjistruar si autorë të krimeve seksuale, si dhe për të verifikuar nëse dikujt i është refuzuar blerja e një arme pas kontrolleve të sigurisë, mes shumë funksioneve...
Burimi:
syri.net