Mes 10 më të kërkuarve nga FBI, arrestohet ‘El Chapo Isidro’, përplasje e dhunshme me armë në Sinaloa
Ushtria meksikane ka arrestuar një person të dyshuar si trafikant droge, i cili ishte pjesë e listës së 10 personave më të kërkuar nga FBI-ja. Arrestimi shkaktoi përplasje të dhunshme me armë zjarri në shtetin e Sinaloas, duke detyruar tifozët të largoheshin me panik nga një ndeshje bejsbolli të premten. Ministria e Mbrojtjes e Meksikës njoftoi se Fausto Isidro Meza-Flores, i njohur si ‘El Chapo Isidro’, drejtues i kartelit Los Mazatlecos, me bazë në Sinaloa, u arrestua me ndihmën e Shteteve të Bashkuara. Ambasadori amerikan në Meksikë dhe Agjencia Kundër Drogës (DEA) konfirmuan se shkëmbimi i informacioneve të inteligjencës nga SHBA-ja ndihmoi në lokalizimin dhe kapjen e tij. Operacioni u krye nga ‘forcat elitë ushtarake’, të cilat përdorën taktikat e fshehtësisë dhe të befasisë për...
Burimi:
syri.net