Kapen me mbi 900 bimë kanabisi në Britani, dy shqiptarë dënohen me nga 32 muaj burg
Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me nga 32 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u zbuluan duke kultivuar kanabis në një ndërtesë në qendër të qytetit të Swansea-s. Bëhet fjalë për Aleksandër Çelën, 26 vjeç, dhe Denis Horeshkën, 30 vjeç, të cilët u arrestuan më 8 maj gjatë një operacioni policor në zonën Strand. Gjatë kontrollit të ushtruar me urdhër-arresti në ndërtesë, efektivët zbuluan një fabrikë të konsiderueshme kanabisi, ku ndodheshin më shumë se 900 bimë, të cilat ishin në fazën e përgatitjes për korrje. Përveç bimëve narkotike, policia sekuestroi edhe pajisjet e përdorura për kultivimin e tyre, duke zbuluar përmasat e aktivitetit të paligjshëm që zhvillohej në ambientet e ndërtesës. Çela dhe Horeshka u deklaruan fajtorë për veprën penale të prodhimit të drogës...
Burimi:
syri.net