Partizani mbetet në fund të tabelës, Vllaznia e mund me një lojtar më pak

Partizani mbetet në fund të tabelës, Vllaznia e mund me një lojtar më pak

Mbrëmjen e sotme është luajtur në “Air Albania” dueli mes Partizanit dhe Vllaznisë. Të kuqtë vazhdojnë të mos dalin dot nga kriza e rezultateve në të cilën ndodhen këtë sezon. Shkodranët kanë arritur të marrin 3 pikët në “Air Albania”, duke fituar me rezultatin e ngushtë 0-1. Ndeshja u vendos nga një penallti e Balajt në minutën e 56 të lojës. Sulmuesi shkodran arriti të fitonte duelin e tij me Qirkon, duke i dhënë kështu fitoren Vllaznisë. Ndërkohë, në minutën e 75, kuqeblutë mbetën me një lojtar më pak në fushë pas daljes me karton të kuq të Obinasë. Por, edhe pse në epërsi numerike, Partizani nuk ia doli të ndëshkonte Vllazninë. Tashmë “demat e kuq” e gjejnë veten në vendin e fundit në renditje...