Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!
Jakup Krasniqi është larguar këtë të shtunë nga Kosova për t’u rikthyer në Hagë, pas katër ditësh qëndrimi në Prishtinë, ku kishte marrë leje të posaçme për të vizituar bashkëshorten e tij në gjendje të rëndë shëndetësore. Momenti i largimit të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së është shoqëruar me lot dhe përqafime. Djali i tij, deputeti Altin Krasniqi, e priti te dera e banesës për ta përshëndetur i fundit. Vizita ishte autorizuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Për katër ditë, Krasniqit iu lejua të qëndronte nga disa orë në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës. Ai u largua me automjetet e EULEX-it, ndërsa në zonë ishin të pranishme edhe forcat...
Burimi:
kohajone.com