Shoferi shqiptar kapet duke trafikuar 115 kg kokainë me kamion nga Italia në Francë! Dëshmia pas arrestimit: S’kisha dijeni për drogën e fshehur

Shoferi shqiptar kapet duke trafikuar 115 kg kokainë me kamion nga Italia në Francë! Dëshmia pas arrestimit: S’kisha dijeni për drogën e fshehur

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Francë, pasi në kamionin që drejtonte u zbuluan 114.6 kilogramë kokainë. Sekuestrimi i drogës u krye nga shërbimet doganore gjatë një kontrolli në pikën e pagesës së autostradës në Arles, në jug të Francës, gjatë natës mes 18 dhe 19 nëntorit. Sipas mediave franceze, mes tyre “La Provence”, kamioni me targa italiane transportonte mallra për llogari të një rrjeti të madh tregtar, kryesisht produkte ushqimore të destinuara për furnizimin e pikave të shitjes. Automjeti u ndalua nga doganierët pak pas mesnatës për një kontroll, i cili rezultoi në zbulimin e një sasie të konsiderueshme droge. Gjatë verifikimit, doganierët zbuluan se kokaina ishte fshehur në mbajtësen e bobinave të kamionit, një pajisje që shërben për të stabilizuar ngarkesën gjatë transportit....