Shqipëria në gjurmët e shteteve të tjera, drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët dhe adoleshentët!

Shqipëria në gjurmët e shteteve të tjera, drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët dhe adoleshentët!

Rrjetet sociale shumë shpejt mund të mos jenë më të aksesueshme nga fëmijët dhe adoleshentët në Shqipëri. Kjo, nëse qeveria do të vendosë të çojë përpara nismën e propozuar nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Masa që synohet të merret rikthen edhe njëherë debatin mbi ndikimin e rrjeteve sociale tek të miturit. Sipas ekspertëve të fushës, këto platforma sjellin pasoja në zhvillimin emocional të fëmijëve dhe adoleshentëve. “Ata janë pjesë e botës së teknologjisë dhe krahasojnë veten me modele që gjejnë në rrjetet sociale. Janë adoleshentë që shoqërohen me ndjenjë ankthi, depresioni dhe vetëvlerësim të ulët. Kemi format e bullizmit shumë të dukshme në rrjetet sociale. Kemi një kërcënim tjetër, që është bullizmi kibernetik, i cili është i lidhur me ngacmimet seksuale që vijnë nga...