Gol, asist dhe çmimi njeriu i ndeshjes! Gruda i bën të gjitha në Bundesligë
Sezoni 2026/27 është padyshim ai më i miri në karrierën e Brajan Grudës. Sulmuesi shqiptar është në qendër të vëmendjes në Gjermani, teksa po shënon vazhdimisht, si me klubin, ashtu edhe me fanellën e Kombëtares gjermane. Gruda ka qenë protagonist edhe në përballjen e sotme kundër Unionit të Berlinit. Lajpcigu fitoi me shifrat e thella 1-5, ndërsa lojtari 22-vjeçar dha një asist dhe shënoi golin e tretë për skuadrën e tij. Megjithëse i dëmtuar, ai arriti që në minutën e 72-të ta çonte topin në rrjetë. Vetëm 3 minuta më vonë Gruda la fushën e lojës, por tashmë ai e kishte shkruajtur emrin e tij në historinë e kësaj sfide. Në fund ai u vlerësua edhe me çmimin futbollisti më i mirë i ndeshjes./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com