Kategoria Superiore/ Teuta rikthehet te fitorja pas katër ndeshjesh, mposht Laçin!
Teuta rigjen fitoren në javën e 12-të të “Abissnet Superiore” duke mposhtur Laçin me rezultatin 1-0. Në sfidën e zhvilluar në “Arena Egnatia”(tapeti i stadiumit “Niko Dovana” nuk është gati), skuadra durrsake e nisi vrullshëm duke goditur shtyllën që në minutën e dytë me anë të Pedros, ndërsa për shumë minuta gjithçka u zhvillua në gjysmëfushën e Laçit. Megjithatë, pjesa e parë u mbyll pa gola. Në fillimin e pjesës së dytë, formacioni i Tetovës arriti të gjejë rrugën e rrjetës me anë të Pedros, i cili goditi saktë me kokë pas një krosimi të Përgjonit nga e majta e sulmit, që kishte dhe devijimin e Arifit. Rastet për shënim nuk munguan në minutat në vazhdim, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Teuta...
Burimi:
javanews.al