Sulmi kibernetik ndaj FBI-së, reagon Presidenti amerikan Donald Trump: Nuk më pëlqen kjo!

Sulmi kibernetik ndaj FBI-së, reagon Presidenti amerikan Donald Trump: Nuk më pëlqen kjo!

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të shtunën se ishte i pakënaqur për një ndërhyrje të raportuar kibernetike në një bazë të dhënash të FBI-së, por la të kuptohej se incidenti mund të nxjerrë në dritë informacione që deri më tani nuk janë bërë publike. Në një intervistë telefonike për Fox News, Trump tha se kishte mësuar së fundmi për sulmin kibernetik dhe shprehu shqetësimin e tij për këtë ngjarje. “Nuk është mirë. Nuk më pëlqen kjo”, u shpreh ai, duke shtuar se “ndoshta do të mësojmë gjëra që përndryshe nuk do t’i kishim mësuar kurrë”. Më tej, Trump iu referua hetimeve dhe polemikave që lidhen me Rusinë dhe Ukrainën, të cilat i ka kritikuar vazhdimisht, duke sugjeruar se ndërhyrja e raportuar mund të zbulojë informacione...