Atentati i dyshuar nga Moska, Danimarka i bën thirrje vendeve të BE për masa të forta ndaj Rusisë!

Atentati i dyshuar nga Moska, Danimarka i bën thirrje vendeve të BE për masa të forta ndaj Rusisë!

Danimarka u ka bërë thirrje vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Europian të ndërmarrin hapa konkretë për t’iu kundërvënë Rusisë, pasi njoftoi se kishte parandaluar një atentat, që dyshohet se ishte planifikuar nga shërbimet sekrete ruse. Kjo kërkesë u përcoll përmes një dokumenti drejtuar qeverive të vendeve të BE-së, përmbajtja e të cilit u konfirmua nga dy diplomatë. Policia daneze dhe zyrtarët e sigurisë njoftuan të premten se kishin parandaluar në shtator një përpjekje të shërbimeve ruse të inteligjencës për të vrarë një reper me shtetësi amerikane dhe ukrainase, përpara një performance të tij. Ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen, e cilësoi këtë akt si një shkelje të papranueshme, ndërsa Danimarka njoftoi dëbimin e atasheut ushtarak rus. Mesazhi, i siguruar nga agjencia e lajmeve...