303 kg kokainë në Spanjë, 4 shqiptarë në pranga! Rrjeti drejtohej nga burgu në Shqipëri
Foto Ilustruese SPANJË- Gjashtë persona mes tyre katër shqiptarë janë arrestuar në Spanjë pas sekuestrimit të 303 kilogramëve kokainë në portin e Algecirasit. Droga ishte fshehur në një kontejner me produkte pule të ngrira të ardhur nga Brazili. Sipas mediave spanjolle organizata kriminale me bazë në Valencia dyshohet se drejtohej nga një shqiptar, i identifikuar me inicialet I.Z., i cili aktualisht vuan dënimin në Shqipëri. Ai dyshohet se koordinonte aktivitetin nga burgu përmes video-telefonatave me bashkëpunëtorët. Mes të arrestuarve janë nipi i tij i cili menaxhonte operacionet në terren dhe krahu i tij i djathtë. Hetuesit zbuluan se procesi i nxjerrjes së drogës ishte filmuar me kamerë GoPro, ndërsa pagesat për personat e përfshirë do të kryheshin me kriptomonedhën USDT. Sasia e sekuestruar dyshohet se...
Burimi:
zeri.ai