Kapet në Francë kamioni me 114.6 kg kokainë, arrestohet shoferi shqiptar

Kapet në Francë kamioni me 114.6 kg kokainë, arrestohet shoferi shqiptar

FOTO ILUSTRUESE FRANC- Një 50 vjeçar shqiptar është arrestuar në Francë pasi në kamionin që drejtonte u zbuluan 114.6 kilogramë kokainë. Sasia e drogës u sekuestrua nga shërbimet doganore gjatë një kontrolli në pikën e pagesës së autostradës në Arles, natën mes 18 dhe 19 nëntorit. Sipas mediave franceze, kamioni me targa italiane transportonte mallra, kryesisht produkte ushqimore për llogari të një rrjeti të madh tregtar. Automjeti u ndalua pak pas mesnatës për kontroll, ku doganierët zbuluan kokainën e fshehur në mbajtësen e bobinave një pjesë që shërben për stabilizimin e ngarkesës. Pas zbulimit të drogës drejtuesi i kamionit u arrestua dhe iu dorëzua Zyrës Kundër Trafikut të Narkotikëve (OFAST) në Marsejë. Ai është lënë në paraburgim në pritje të procedurave gjyqësore. Gjatë marrjes në...