Vritet me armë zjarri në Mal të Zi 56-vjeçari i lidhur me klanin ‘Skaljari’, gjendet trupi në Cetinjë (EMRI)
FOTO ILUSTRUESE CETINJË- Një 56-vjeçar i identifikuar nga mediat malazeze si pjesëtar i klanit kriminal 'Skaljari' është ekzekutuar me armë zjarri në qytetin e Cetinjës në Mal të Zi. Viktima është identifikuar si Milos Duriçkoviç. Trupi i tij u gjet mëngjesin e kësaj të shtune në zonën e Bajices pasi një qytetar njoftoi policinë për praninë e një personi të pajetë. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë në Mal të Zi, efektivët konstatuan se 56vjeçari ishte vrarë me armë zjarri. Autoritetet bllokuan vendin e ngjarjes dhe disa akse rrugore përreth, ndërsa kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë. Deri më tani, policia nuk ka dhënë detaje mbi autorin apo motivet...
Burimi:
zeri.ai