Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 80-vjeçari me biçikletë (EMRI+VIDEO)
FOTO ILUSTRUESE FIER- 80-vjeçari Nasi Peto ka humbur jetën pasditen e sotme, pasi biçikleta me të cilën po lëvizte u përplas me një automjet në aksin rrugor Fier-Seman. Sipas njoftimit paraprak të policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 16:15. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i biçikletës ndërroi jetë në vendngjarje. Në drejtimin e automjetit ishte një 61-vjeçar, i cili do të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Fier/Informacion paraprak Rreth orës 16:15, në aksin rrugor Fier–Seman, automjeti me drejtues shtetasin V. M., 61 vjeç, është përfshirë në një aksident rrugor me një biçikletë, që drejtohej nga shtetasi N. P., rreth 80 vjeç. Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi...
Burimi:
zeri.ai