Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Nga Lorenc Vangjeli Ndoshta është rastësi. Ndoshta jo! Ndoshta është një nga ato herët kur rastësia, për tekë e tallje, vesh kostumin e domosdoshmërisë për të ngatërruar naivët dhe budallenjtë. Por sido qoftë e vërteta, në harkun e më pak se 24 orëve, Belinda Balluku pësoi një sulm të dyfishtë. Kryetari i bashkisë së Tiranës i dërgoi një letër me shkrim dore nga burgu, kurse ish-kryetarja e Kuvendit e konsideroi atë si modelin më të keq të qeverisjes së Edi Ramës. Dy socialistët i bashkohen një liste shumë më të gjatë kolegësh në PS, që e konsiderojnë zonjën Balluku si shkaktare të problemeve të tyre. Një listë në të cilën kryeson ish-zëvendëskryeministri tjetër socialist, Arben Ahmetaj dhe një numër mbresëlënës ministrash dhe personazhe të tjerë...