Analiza e REL: A është i biri i Dodikut ndër kandidatët për kryeministër të Republikës Sërpska?

Analiza e REL: A është i biri i Dodikut ndër kandidatët për kryeministër të Republikës Sërpska?

Igor Dodik apo Zoran Stevanoviq? Këta janë dy emrat që prej kohësh po përmenden në opinion si kandidatë të mundshëm për kryeministër të ri të Republikës Sërpska – entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës. Megjithatë, në prag të shpalljes zyrtare të emrit të kandidatit, e paralajmëruar për 22 nëntor, në skenë ka dalë edhe një emër i tretë: Ana Trishiq-Babiq. Vendimin përfundimtar do ta bëjë të ditur presidenti i Republikës Sërpska, Savo Miniq. Igor Dodik është djali i Millorad Dodikut, kryetarit të Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), ndërsa Zoran Stevanoviq është ministër i Transportit dhe Lidhjeve në Qeverinë e Republikës Sërpska. Ndërkohë, Ana Trishiq-Babiq ushtron detyrën e drejtoreshës së Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Republikës Sërpska. Miniqi ka zhvilluar konsultime me partitë opozitare. Me...