Zelensky paralajmëron Putin: Ura e Krimesë nuk do të ekzistojë! Askush në botë s’do i njohë ato territore si të Rusisë!
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se sulmet ndaj urës së Krimesë janë plotësisht legjitime, duke theksuar se Ukraina nuk do ta njohë kurrë aneksimin rus të gadishullit. Në një deklaratë për këtë çështje, Zelensky tha se Ukraina ishte e detyruar të kundërpërgjigjej ndaj sulmeve ruse dhe se ura e Krimesë ishte një prej objektivave të saj. Ai kujtoi se Rusia e pushtoi Krimenë në vitin 2014 dhe më pas ndërtoi urën që lidh gadishullin me territorin rus, duke pretenduar se ajo ishte pjesë e Rusisë. Sipas Zelenskyt, Moska më vonë ndryshoi edhe Kushtetutën dhe legjislacionin e saj të brendshëm, në përpjekje për t’i paraqitur territoret e pushtuara si pjesë të Federatës Ruse. “Askush në botë nuk e mbështeti këtë. Askush nuk mund t’i njohë...
Burimi:
javanews.al