Fillon hartimi i Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030
Në Kuvendin e Republikës së Kosovës u mbajt sot takimi hapës i procesit të hartimit të Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030. Fjalën kryesore në këtë takim e mbajti Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila theksoi se gratë në Kosovë duhet t’i kërkojnë të drejtat që u takojnë me ligj. Megjithatë, sipas saj, vajzat dhe gratë në Kosovë vazhdojnë të përballen me padrejtësi të ndryshme në pothuajse të gjitha aspektet e jetës, ndonëse këto të drejta u garantohen me legjislacionin në fuqi. Kryetarja e Kuvendit theksoi se barazia gjinore duhet të jetë prioritet në Kosovë dhe se, me fillimin e procesit të hartimit të Agjendës Parlamentare 2027–2030, duhet të merren parasysh edhe përparimet që vendi ka shënuar në avancimin e...
Burimi:
kultplus.com