Ndahet nga jeta aktori dhe profesori, Basri Muçolli
Basri Muçolli është ndarë nga jeta, ndërsa lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur përmes një njoftimi të familjes së humoristit të ndjerë, Rasim Thaçi – Cima. Familja e Cimës ka ndarë një fotografi të dy miqve së bashku, duke kujtuar miqësinë dhe momentet e bukura që kishin kaluar bashkë. Në mesazhin e tyre, ata kanë shprehur pikëllimin për vdekjen e Muçollit dhe u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të tij dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën. Sipas njoftimit të familjes, varrimi i Basri Muçollit do të bëhet sot, më 20 nëntor 2026, në orën 14:00, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë. ObserverKult Lexo edhe: Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor
Burimi:
kultplus.com