Arrestohet bosi i kokainës në Meksikë, “El Chapo Isidro” ishte ndër 10 personat më të kërkuar nga FBI-ja!
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Fausto Isidro Meza Flores, i njohur si “El Chapo Isidro”, një prej dhjetë personave më të kërkuar nga Byroja Federale e Hetimit në SHBA. Arrestimi u krye të premten, më 20 nëntor, gjatë një operacioni të forcave speciale të ushtrisë dhe Gardës Kombëtare në qytetin Guasave, në shtetin Sinaloa, me mbështetjen e shërbimeve amerikane të inteligjencës. Së bashku me të u arrestuan edhe dy persona të tjerë, të dyshuar si pjesë e rëndësishme e organizatës së tij kriminale, njëri prej të cilëve konsiderohet si numri dy i grupit, ndërsa tjetri dyshohet se menaxhonte financat e tij. Operacioni shkaktoi përplasje të armatosura mes forcave të sigurisë dhe personave të armatosur, ndërsa u raportuan të shtëna, automjete të djegura dhe bllokime rrugësh. Situata...
Burimi:
javanews.al