“Routledge” në Oksford: Shpejt libri i ri për Nënën Terezën prej Gëzim Alpionit
Shtëpia botuese “Routledge” në Oksford njofton botimin e librit të ri të Gëzim Alpion “Saint Teresa of Calcutta’s Fame Capital” Ky vëllim përfshin studime të zgjedhura akademike dhe shkrime të tjera të Gëzim Alpion, të cilat shqyrtojnë jetën, veprën dhe trashëgiminë e Shën Terezës së Kalkutës, e njohur më gjerësisht si Nënë Tereza. Në këtë libër, Alpion shqyrton statusin e ndërlikuar dhe polisemik të Terezës, duke mos e parë atë thjesht si objekt adhurimi. Duke u mbështetur në karizmën Weberiane, studimet mbi figurat e famshme (celebrity studies) dhe shkrimet biografike (life writing), Alpion shtjellon se si Tereza i përdori me zgjuarsi mediat për të rritur dukshmërinë dhe qasjen te të varfrit. Ajo shfaqet njëherësh si një figurë e mrekullueshme dhe paradoksale, e cila e promovoi...
Burimi:
javanews.al