Forumi Rinor Mbarëkombëtar për gjuhën shqipe, Hoxha: Shqipja nuk ka kufij, mbështetje e vazhdueshme për mësuesit në diasporë

Forumi Rinor Mbarëkombëtar për gjuhën shqipe, Hoxha: Shqipja nuk ka kufij, mbështetje e vazhdueshme për mësuesit në diasporë

Në vigjilje të 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, iu bashkua Forumit Rinor Mbarëkombëtar, në kuadër të projektit “Foli Shqip”, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë. Në forum merrnin pjesë Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Evis Kushi, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dhe 160 të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Gjatë fjalës së tij, Hoxha tha se “është detyra dhe përgjegjësia jonë ta ruajmë, ta zhvillojmë e ta pasurojmë shqipen, duke ua përcjellë atë brezave të ardhshëm përmes shkollës, librit dhe teknologjisë.” Kjo, sipas Hoxhës, vjen me mbështetje të vazhdueshme për mësuesit e gjuhës shqipe në Shqipëri, në rajon dhe në diasporë, përmes teksteve cilësore, trajnimeve dhe...