Shqipëria dhe Turqia thellojnë bashkëpunimin për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit

Shqipëria dhe Turqia thellojnë bashkëpunimin për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit

21 November, 2026 - 15:00 Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, B. Ceyhun Erciyes, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e trashëgimisë kulturore, turizmit dhe promovimit të traditave të përbashkëta. Gjatë takimit u diskutua për ecurinë e punimeve restauruese në Xhaminë e Muradies në Vlorë, monument kulture i kategorisë së parë. Restaurimi po realizohet përmes bashkëpunimit ndërmjet IKTK-së, DRTK Vlorë, TIKA-s dhe ekspertëve shqiptarë e turq, me synimin për të ruajtur vlerat historike, arkitektonike dhe autenticitetin e monumentit. Gonxhja falënderoi gjithashtu ambasadorin për mbështetjen e Turqisë në ruajtjen e statusit të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit, gjatë sesionit të 48-të të Komitetit të Trashëgimisë...