Jetë Zhitia-Emini: Një mjeshtëri maskash, kritikë mbi shfaqjen “HOLLYSHIT”
Kritikë mbi shfaqjen “HOLLYSHIT”, te TANOFEST, më 19.11.26. Luajtën: Adrian Morina, Ylber Bardhi Regjia: Ilir Bokshi Nga Jetë Zhitia-Emini Ngjarja. “HOLLYSHIT”, me regji të Ilir Bokshit, është një tragjikomedi e bazuar në dramën Stones in His Pockets të dramaturges irlandeze Marie Jones, shkruar në vitin 1996. Ngjarja zhvillohet në një zonë rurale të Irlandës perëndimore, në një komunitet të vogël që përballet me pasojat e rënies së jetës tradicionale rurale: mungesën e vendeve të punës, pakësimin e mundësive dhe zbrazjen ekonomike e shoqërore të fshatit. Kur një produksion hollivudian mbërrin për të xhiruar një film në këtë peizazh, banorët vendas punësohen si statistë dhe përfshihen përkohësisht në botën e shkëlqimit të kinemasë. Në qendër janë Charlie Conlon [Çarlli Konllon] dhe Jake Quinn [Xhejk Kuin], të...
Burimi:
kultplus.com