“Romeo dhe Xhulieta” prezantohet sonte në Festivalin “Moisiu” në Shkup

“Romeo dhe Xhulieta” prezantohet sonte në Festivalin “Moisiu” në Shkup

Tragjedia e pavdekshme e William Shakespeare-it, “Romeo dhe Xhulieta”, do të prezantohet sonte, më 21 nëntor, në kuadër të Festivalit “Moisiu”, në Shkup, me fillim nga ora 20:00. Shfaqja vjen me regji të Ilir Bokshit, koreografi të Robert Nuhës dhe dramaturgji të Zoga Çeta Çitakut. Për muzikën është kujdesur Memli Kelmendi, skenografinë e ka realizuar Petrit Bakalli, ndërsa kostumografinë Njomëza Luci. Në kastin e aktorëve janë Valmir Krasniqi, Qendresë Jashari, Edona Reshitaj, Ylber Bardhi, Teuta Krasniqi, Eshref Durmishi, Veton Osmani, Blin Mani, Edlir Gashi, Labinot Rraci, Gani Rrahmani, Shpejtim Kastrati, Florie Bajoku, Alban Goranci, Elton Tahiri, Rrezon Zhinipotoku, Erza Sejdiu, Ergjan Mehmeti, Etnike Bogaj, Erina Sahiti, Aurora Hyseni, Elsa Belegu, Lis Maliqi, Erëza Osmani dhe Medin Beqiri. “Romeo dhe Xhulieta” është një nga veprat më...