Festivali Respoetica sjell në Prizren një program kulturor me letërsi, poezi dhe art

Festivali Respoetica sjell në Prizren një program kulturor me letërsi, poezi dhe art

Festivali Letrar Ndërkombëtar Respoetica rikthehet në Prizren me një program që ndërthur letërsinë, poezinë, fotografinë dhe filmin dokumentar, duke mbledhur autorë e artistë në disa aktivitete të organizuara më 21 dhe 22 nëntor. Programi i festivalit nis më 21 nëntor, në orën 12:00, në objektin kulturor Shani Efendiu, me hapjen e ekspozitës së fotografisë “Përdrita ime e mungume”, nga fotografi Fahredin Spahija. Në të njëjtin objekt, në orën 13:00, do të promovohet libri “Kukullat”, nga autorja Dhurata Hoti. Në orën 14:00, po në objektin kulturor Shani Efendiu, do të prezantohet romani “I dashtuni im zdrukthtar”, nga Gabriela Mujaj, duke vijuar me promovimin e romanit “Ajo gjasend e paemën”, nga Primo Shllaku. Mbrëmja e 21 nëntorit do t’i kushtohet poezisë. Në orën 18:00, në Muzeun Arkeologjik...