Kampi i Restaurimit në Gjirokastër përmbyllet me ekspozitën e projekteve të studentëve
21 November, 2026 - 13:00 Në Kalanë e Gjirokastrës është përmbyllur Kampi i Restaurimit 2026 – Regional Living Lab, me një ekspozitë ku janë prezantuar projektet e realizuara nga studentët pjesëmarrës, në kuadër të projektit evropian BAUHAUS4EU 2026–2027. Nisma është organizuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) dhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, në bashkëpunim me Universitetin POLIS dhe me mbështetjen e Bashkisë së Gjirokastrës. Ajo synon të afrojë ekspertizën profesionale me studentët dhe të krijojë mundësi për projekte konkrete në mbrojtje të monumenteve të rrezikuara. Gjatë kampit, nën udhëheqjen e specialistëve, studentët kanë dokumentuar dhe studiuar tetë banesa monumente kulture, Kishën e Shën Kollit në Saraqinisht dhe Banesën Zahari Sterio në Derviçan. Në këtë proces janë ndërthurur teknologjitë e dokumentimit 3D me...
Burimi:
kultplus.com