Tingujt e muzikës shqiptare prezantohen në Izmir nga Kuarteti Harkor i Filharmonisë së Kosovës
21 November, 2026 - 14:39 Muzika shqiptare do të jetë në qendër të një mbrëmjeje artistike në Izmir të Turqisë, ku Kuarteti Harkor i Filharmonisë së Kosovës, së bashku me sopranon Adelina Paloja, do të prezantojnë një program të veçantë muzikor për publikun turk. Koncerti mbahet më 21 nëntor 2026, në kuadër të manifestimit “Ditët e Kosovës në Izmir”, organizuar nga Komuna Metropolitane e Izmirit. Përmes një përzgjedhjeje të këngëve më të njohura dhe të dashura shqiptare, artistët do të sjellin në skenën e Izmirit meloditë, ndjeshmërinë dhe identitetin e muzikës shqiptare. Në këtë paraqitje, Kuarteti Harkor përbëhet nga Festim Fanaj dhe Gëzim Latifi në violinë, Njomzë Bislimi në violë dhe Fjolla Asllanaj në violonçel, ndërsa interpretimet vokale do të realizohen nga sopranoja Adelina Paloja....
Burimi:
kultplus.com