Berisha premton: Ne do përgjysmojmë taksat dhe do të rrisim pagat deri në 50%
Përgjysmimi i taksave, rritja e pagave dhe pensioneve, si dhe transparenca për investimet publike janë disa nga angazhimet që kreu i PD-së, Sali Berisha, paraqiti gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale. Në përgjigje të pyetjes se ku do të sigurohen fondet për pensionet, Berisha deklaroi se do të reduktojë shpenzimet për investimet nga 2.2 miliardë në 800 milionë euro, duke orientuar 1.4 miliardë euro drejt pagave dhe pensioneve, ndërsa premtoi rritje të tyre me të paktën 50% në vitin e parë. Pyetje: Doktor, ju keni propozuar një fond prej 700 milionë eurosh për pensionet dhe pension minimal prej 200 euro. Nga do të sigurohen konkretisht këto para dhe cilat shpenzime të buxhetit do të reduktoni për ta realizuar këtë premtim? Berisha: Unë të falënderoj...
Burimi:
gijotina.com