Zyrtarët e Trump-it publikojnë ‘prova’ për Këmbëmadhin

Zyrtarët e Trump-it publikojnë ‘prova’ për Këmbëmadhin

Në prag të inaugurimit të Donald Trump-it, ai premtoi të publikonte dosje sekrete të qeverisë amerikane. Por vetëm tani administrata Trump ka publikuar disa nga dosjet që kanë ngjallur ndoshta më shumë interes se të tjerat: ato për Këmbëmadhin. Dokumentet, të mbajtura të fshehta prej vitesh, përshkruajnë dëshmi për shfaqjen e një krijese misterioze, me trup të mbuluar me qime, që kalonte nëpër pyje dhe linte pas gjurmë jashtëzakonisht të mëdha. Sipas një sondazhi të You Gov të vitit 2021, gati një e katërta e amerikanëve besojnë në ekzistencën e kësaj krijese, e njohur edhe si Sasquatch. Dëshmia më e famshme për të është ajo e Roger Patterson dhe Robert “Bob” Gimlin, në vitin 1967. Ata po realizonin një dokumentar dramatik për Këmbëmadhin në Bluff...